Horoskopi ditor-19 dhjetor 2015

0
Dashi Dashi
Sot mund të jeni konfuzë dhe të çorientuar. Bëhet fjalë për një gjendje shpirtërore të përkohshme që është shkaktuar nga takimi me një person që e njihni.
Demi Demi
Njerëzit që ju rrethojnë dhe që ju duan, do t’ju ndihmojnë t’i qëndroni larg rreziqeve. Jeni fatlumë sepse ka shumë njerëz që kujdesen për ju.
Binjaket Binjaket
Mund të realizoni një ëndërr tuajën, vetëm nëse vendosni të përballoni dhe të zgjidhni një problem personal që prej kohësh e keni lënë pas dore.
Gaforrja Gaforrja
Dikush do t’ju lëndojë duke diskutuar një argument që e keni shumë për zemër. Përpiquni të jeni sa më objektivë në gjykimin tuaj.
Luani Luani
Sot mund të shfrytëzoni në avantazhin tuaj një ngjarje të papritur dhe të rëndësishme. Përdorini mirë informacionet që do arrini të siguroni.
Luani Virgjeresha
Duhet të jeni të kujdesshëm dhe të gatshëm në raportet që keni me të tjerët, sidomos me ata që janë më të rinj se ju. Jepini kurajo dhe ndihmojini ata me përvojën tuaj.
Peshorja Peshorja
Sot mund të bëni një marrëveshje me disa persona që në të kaluarën kanë deklaruar mendime krejt të kundërta me tuajat. Gjërat po ndryshojnë për mirë.
Akrepi Akrepi
Mos e lini vetën të ndikoheni nga mendimet e të tjerëve sot. Mos merrni përsipër përgjegjësi për të cilat nuk jeni në gjendje të përgjigjeni deri në fund.
Shigjetari Shigjetari
Bëjini të qarta idetë dhe dëshirat tuaja gjithë atyre që keni përreth jush. Krejt papritur do të merrni vesh se edhe ata mendojnë në të njëjtën mënyrë.
Bricjapi Bricjapi
Duhet të siguroheni nëse jeni gati të zbuloni gjithçka dini mbi një çështje paksa të dyshimtë. Por kini kujdes, sepse do t’ju duhet të përballoni disa pasoja.
Ujori Ujori
Zgjedhja e veprimit të duhur, në momentin e duhur, do të jetë arma që do t’ju bëjë fitimtarë sot. Do të ndërhyni pikërisht atëherë kur duhet për të zgjidhur një problem.
Peshqit Peshqit
Nëse këmbëngulni të përballni një person që ka ide krejt të kundërta me tuajat, do të keni një ditë shumë të vështirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here