Horoskopi ditor-17 dhjetor 2015

0
Dashi Dashi
Përqendrohuni në problemet e vogla që i përkasin shtëpisë dhe familjes. Fjala juaj mund të ketë një peshë të madhe për të bërë një ndryshim.
Demi Demi
Nuk jeni shumë të sigurtë në veten tuaj dhe nuk duhet të jeni prepotentë para të tjerëve. Duhet të keni më shumë besim dhe të jeni më optimistë.
Binjaket Binjaket
Edhe çështjet më banale mund të kenë disa aspekte të ndërlikuara. Sot mund të gjendeni në mes të disa problemeve të vështira për t’u zgjidhur.
Gaforrja Gaforrja
Mund t’i përkushtoheni një interesi personal shumë special, pa lënë pas dore aktivitet e tjera që i përkasin edhe njerëzve që ju rrinë pranë.
Luani Luani
Do t’ju duhet të përballeni me kundërshtimin e dikujt, por do të arrini ta kapërceni me lehtësi. Do të dini të përdorni me zgjuarsi gjithë aftësitë tuaja diplomatike.
Luani Virgjeresha
Në pjesën e parë të ditës disa ngjarje do të provokojnë tek ju një gjendje konfuziteti dhe trishtimi. Por këto ndjenja do të zhduken shpejt.
Peshorja Peshorja
Një miqësi e lindur prej pak kohësh, po kalon një faze dyshimesh dhe pasigurish. Mund të bëni më shumë për të përmirësuar situatën.
Akrepi Akrepi
Njerëzit e familjes tuaj sot do të kenë një besim të madh dhe paksa të papritur tek ju, duke ju kërkuar këshilla dhe informacione, gjë që s’ka ndodhur më parë.
Shigjetari Shigjetari
Sjelljet e mira dhe edukata juaj sot do të jenë më të rëndësishme se sa e besonit. Ka mundësi që të jeni të mbikëqyrur nga dikush.
Bricjapi Bricjapi
Do të jepni prova se e keni situatën nën kontroll, por kjo do të ndodhë nëse do të dini të gjeni kohën dhe vendin e duhur. Nuk duhet të bëni asgjë më shumë.
Ujori Ujori
Sot do të keni rastin të shfrytëzoni një mundësi të mirë, si për të bërë hapa përpara në karrierën tuaj, ashtu edhe për të përfituar financiarisht.
Peshqit Peshqit
Do të jeni të detyruar të merrni përsipër një përgjegjësi të re, ndërkohë që s’jeni të gatshëm ta bëni këtë. Pak iniciativë dhe krijimtari do t’ju ndihmojnë shumë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here