Horoskopi ditor-16 janar 2016

0
Dashi Dashi
Mos merrni vendime të shpejta sepse do të pendoheni më pas. Do të jetë një ditë pozitive si në punë ashtu dhe në ambientin familjar.
Demi Demi
Pak trishtim do ta bëjë të vështirë sot bashkëpunimin tuaj me të tjerët. Shikoni se çfarë ndodh rreth e qark jush sot për të bërë të mundur realizimin e projekteve.
Binjaket Binjaket
Do të vijnë të reja mjaft interesante nga larg sidomos për ata nga ju që kanë lidhje profesionale me persona jashtë shtetit. Interesat tuaja janë shtuar së tepërmi kohët e fundit.
Gaforrja Gaforrja
Mos kini frikë nga ato situata që mund të nxjerrin në pah karakterin tuaj. Është më mirë t’ju shfaqeni të tjerëve ashtu siç jeni në të vërtetë.
Luani Luani
Nëse planifikoni me kujdes çdo gjë dhe keni përgjigjet e gatshme në çdo rast, do të arrini ato që dëshironi brenda ditës së sotme. Tregohuni të matur.
Luani Virgjeresha
Duhet të përqendroheni në objektivin më të rëndësishëm të ditës suaj. I keni vënë një qëllim të përcaktuar vetes dhe nuk do të lejoni njeri t’ua prishë atë.
Peshorja Peshorja
Do t’ju jepet mundësia të rikuperoni gjithë kohën e humbur, por duhet të ndani me zgjuarsi gjërat më të rëndësishme me të cilat duhet të merreni.
Akrepi Akrepi
Jeni shumë nervozë sot dhe kjo do t’ju japë shkas atyre që ju kanë zili, të flasin keq për ju. Mund t’ju prishin shumë punë sepse fjalët do të kenë interpretime të ndryshme.
Shigjetari Shigjetari
Do të jetë vërtet shumë e vështirë të vendosni kontakte me një person të caktuar. Për më shumë ju nuk pranoni ndihmën e askujt sepse ju duket e panevojshme.
Bricjapi Bricjapi
Nuk duhet të ndikoheni nga aparenca e njerëzve për t’i vlerësuar ata. Do të shikoni që personat që i konsideronit miq, duan vetëm të përfitojnë.
Ujori Ujori
Ndiheni shumë të fyer nga një person që ju ka lënduar. Më e keqja është që ai nuk e pranon këtë gjë. Mos bëni asgjë për t’u hakmarrë, thjesht tregohuni indiferentë.
Peshqit Peshqit
Sot duhet të kontrolloni emocionet tuaja. Duhet të tregoheni shumë të duruar karshi të tjerëve, në mënyrë që askush të mos vërë re atë që po provoni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here