Horoskopi ditor-15 janar 2016

0
Dashi Dashi
Do të kërkoni me ngulm një mënyrë për të dalë nga një situatë e keqe profesionale ose personale, por s’do të bëni gjë tjetër përveçse do të përkeqësoni pozicionin tuaj.
Demi Demi
Do t’ju jepet mundësia të vëzhgoni nga afër një eveniment shumë të rëndësishëm. Surprizat nuk do të mbarojnë, pasi në mbrëmje parashikohet një takim i këndshëm.
Binjaket Binjaket
Me një sjellje korrekte dhe të ëmbël mund t’ju jepet leja të kaloni një portë që ka qenë për shumë kohë e mbyllur për ju. Megjithatë kujdes me lajkat e tepërta.
Gaforrja Gaforrja
Keni vetëm një ide fikse kohët e fundit: Se si të fitoni më shumë para. Një koleg pune nuk do të mbështesë plotësisht strategjinë tuaj të veprimit.
Luani Luani
Bëni mirë ta vini njëherë veten në pozicionin e partnerit tuaj. Do të mësonit shumë gjëra të reja që mund t’ju ndihmojnë në lidhjen tuaj dhe në respektin e njëri-tjetrit.
Luani Virgjeresha
Keni shumë ëndrra të parealizuara që nuk po ju kushtoni rëndësinë e duhur. Një takim në mesditë do të bëjë që gjithçka në jetën tuaj të ndryshojë.
Peshorja Peshorja
Keni një program shumë të ngjeshur për ditën e sotme. Do t’ju vijë shumë keq sepse ju duhet të refuzoni një ftesë që e kishit shumë për zemër.
Akrepi Akrepi
Mundohuni të shikoni përtej pamjes së jashtme. Intuita do t’ju ndihmojë të zbuloni një të vërtetë që kanë shumë kohë qe po jua fshehin.
Shigjetari Shigjetari
Ka ardhur momenti që të hiqni dorë nga një ves i juaji, i cili ju ka prishur shumë punë. Bëni pak durim dhe do të shikoni që do t’ja dilni mbanë.
Bricjapi Bricjapi
Sot do t’ju ndodhë diçka që do të ndryshojë rrjedhën e javës në vazhdim. Do t’ju duhet të merreni seriozisht me një projekt të ri që keni planifikuar.
Ujori Ujori
Në pjesën e parë të ditës nuk do ti keni idetë e qarta për atë çka dëshironi me të vërtetë. Disa ngjarje do t’ju lënë të qartësoni idetë tuaja për më vonë.
Peshqit Peshqit
Nuk jeni të detyruar të përkrahni një ide që nuk përshtatet me dëshirat dhe synimet tuaja. Thoni “jo” në mënyrë të sjellshme dhe pa qenë agresivë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here