Horoskopi ditor-14 shtator 2015

0
Dashi Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Keni shumë entuziazëm dhe dëshirë për të filluar gjëra të reja megjithatë nuk jeni të vendosur aq sa duhet. Përpiquni të përqendroheni dhe mbase arrini diçka më shumë.
Demi Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Në raportet që keni me të tjerët mundohuni të tregoheni të prerë por pa qënë të paedukatë. Gjeni mënyrën e duhur për të thënë mendimet tuaja.
Binjaket Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)
Duhet të jeni racionalë dhe mjaft të gatshëm nëse doni të ndërmerrni iniciativa me njerëz të njohur vetëm para pak kohësh. Dikush mund të përfitojë nga neglizhenca juaj.
Gaforrja Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Nëse përfshiheni shumë në një thashethem që nuk ju përket direkt juve, rrezikoni të humbni një miqësi të rëndësishme. Do të jetë më me vlerë të mbani gojën mbyllur.
Luani Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Duhet të pini më shumë ujë. Kaq të zenë sa jeni me punë dhe aq shpejt sa ecni trupi juaj ka nevojë të hidratohet. Tregoni pak kujdes për shëndetin tuaj.
Luani Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Një ditë argëtuese që duhet ta jetoni në çdo moment. Duhet të falenderoni yjet për mirësinë dhe bollëkun e ditës së sotme sepse në çdo vend do të keni shumë gjëra për të bërë.
Peshorja Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Sot mezi po prisni të vijë mbrëmja. Megjithëse dita karakterizohet nga nervozizëm dhe shumë lodhje e dini që mbrëmjen do ta kaloni shumë këndshëm.
Akrepi Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)
Jeni të detyruar të bëni maratona të vërteta për të ecur në një hap me të tjerët. Mbase do të ndjeheni të lodhur megjithatë të kënaqur që fituat kohë.
Shigjetari Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Organizojeni ditën tuaj në mënyrë të tillë që të lini pak kohë dhe për partnerin. Për të shkarkuar tensionet dhe lodhjen e mbledhur gjatë kohës, bëni një masazh.
Bricjapi Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Nuk keni pse harxhoni kaq shumë kohë dhe energji me diçka që nuk është në kopetencat tuaja. Mbase nuk do të arrini t`i mbaroni punë atyrë që doni.
Ujori Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Sot do t`ju duhet të dëgjoni shumë ankesa dhe të ngushelloni miqtë tuaj për zhgënjimet e ndodhura. Në fund të ditës do të kuptoni së ju vetë nuk këni se ku të mbështeteni.
Peshqit Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Ditë e qetë vetëm se ju nuk ju pëlqen kjo gjë. Dëshironi me shumë rrëmujë rreth e qark vetes dhe deri pas mesdreke do të gjeni personat e duhur për atë që doni të bëni.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here