Horoskopi ditor-12 janar 2016

0
Dashi Dashi
Si zakonisht po flisni më tepër seç duhet vetëm për të bindur veten se keni të drejtë. Do ta keni shumë të vështirë të mposhtni një rivalin tuaj në dashuri.
Demi Demi
Nëse nuk do të tërhiqeni në momentin e duhur rrezikoni të shkatërroni një ditë që paraqitet e përkryer. Sensi praktik do t’ju ndihmojë të rregulloni punët tuaja.
Binjaket Binjaket
Pa agresivitet dhe polemika do të dini t’ju imponoheni dhe atyre që pretendojnë se janë më ekspertë se ju. Sot partneri ka më shumë nevojë se kurrë ta dëgjoni.
Gaforrja Gaforrja
Mos rrezikoni një marrëdhënie të qëndrueshme vetëm për një aventurë kalimtare. Do të pendoheni shumë por nuk do të ketë më kthim prapa.
Luani Luani
Mos e lini të kalojë këtë moment fantastik për ju sidomos në sektorin e punës. Rizgjimi i pasionit do të jetë vërtet turbullues për disa nga ju.
Luani Virgjeresha
Ju mjafton pak më tepër besim në vetvete për të bërë njohjet e duhura. Në familje do të dalin disa shqetësime gjatë pasdites që nuk do të zgjasin shumë.
Peshorja Peshorja
Interesat kulturore ju çojnë në zbulim të shumë kurioziteteve interesante. Partneri ka nevojë të qeshë kështu që mos qëndroni serioz po mundohuni ta argëtoni.
Akrepi Akrepi
Sot dukeni disi të pamotivuar për të qenë aktivë gjatë ditës. Ju pëlqen qetësia dhe keni vendosur që të kaloni më shumë kohë në shtëpi.
Shigjetari Shigjetari
Të punosh në grup jo gjithmonë është e thjeshtë, por mesa duket sot keni vendosur që të ndani punët dhe të zgjidhni gjithçka duke arritur një përfundim të suksesshëm.
Bricjapi Bricjapi
Po kërkoni pretekse të kota për ta çuar diskutimin aty ku ju intereson më shumë. Aventura dhe histori të papritura mendohen për ata që janë beqar.
Ujori Ujori
Nëse keni vendosur të mos qëndroni në shtëpi, frekuentoni persona që të mos ju krijojnë probleme në të shprehur. Është momenti të flisni me partnerin lidhur me një sekret.
Peshqit Peshqit
Me karakterin tuaj e keni pak të vështirë të përshtateni me të gjithë ata që ju rrethojnë. Me pak diplomaci mundohuni të mejanoheni nga ata që nuk ju pëlqejnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here