Horoskopi ditor- 1 tetor 2015

0

DashiDashiMegjithëse sot dikush nuk do të jetë korrekt me ju, ka shumë arsye për ta falur. Lejojeni që t’ju shpjegojë se çfarë e pengoi dhe mund të bëni përsëri paqe.
DemiDemiDo të stimuloheni nga personat që ju qëndrojnë pranë dhe do të nxirrni në pah cilësitë tuaja më të mira. Do të mund të gjeni zgjidhje praktike për shumë çështje të hapura.
BinjaketBinjaketYjet favorizojnë raportet tuaja me personat jashtë shtetit. Një udhëtim i shpejtë ose një transferim përfundimtar ka kohë që vërtitet në mendjen tuaj.
GaforrjaGaforrjaEdhe pse jeni jashtë punës përsëri e keni mendjen tek gjithë ato detyra që ju kanë ngarkuar. Mundohuni të jeni më të qetë dhe mos e shikoni me ankth gjithçka.
LuaniLuaniE rëndësishme është të ndjeheni krenarë për atë që po bëni. Megjithëse do t’ju duket gjë pa leverdi është mirë që të prisni përfundimin e punës për të gjykuar.
LuaniVirgjereshaNëse keni ndonjë çështje ligjore të hapur, sot mund të merrni një lajm mjaft pozitiv. Këtë fitore mund ta festoni në mbrëmje në shoqërinë e të afërmve tuaj.
PeshorjaPeshorjaJashtë ambientit të punës do të arrini të shikoni dikë në një aspekt tjetër. Do të kuptoni që nuk është aq i ftohtë dhe preciz sa duket, përkundrazi.
AkrepiAkrepiSë shpejti do të merrni një iniciative që do t’ju sjellë fitime të mëdha. Aftësia për të komunikuar është diçka që do të bëjë të kaloni shkëlqyeshëm një takim rutine.
ShigjetariShigjetariDitë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Do të përfundoni atë që keni ëndërruar prej kohësh dhe do t’ju dalë koha edhe për disa biseda të këndshme me miqtë.
BricjapiBricjapiNjë keqkuptim i lindur mes jush dhe familjareve tuaj për disa çështje ekonomike do t’ju prishë gjithë programet për ditën e sotme. Edhe pse keni të drejtë, s’mund të bëni asgjë.
UjoriUjoriPartneri sot do të jetë shumë i ëmbël me ju. Mund të përfitoni nga momenti për t’i kërkuar diçka që e keni dashur gjithmonë. Përgjigja do të jetë sigurisht pozitive.
PeshqitPeshqitSot nuk duhet të mbylleni në vetvete sepse do të trishtoheni me kujtimet tuaja. Organizoni diçka për në mbrëmje dhe mundohuni të dilni nga shtëpia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here