Horoskopi ditor-1 shkurt 2016

0
Dashi Dashi
Kohët e fundit dikush është përpjekur të komunikojë me ju, por pa sukses. Disa arsye personale ju pengojnë të dialogoni me këtë person.
Demi Demi
Do të ndihmoni dikë të përballojë një situatë të komplikuar. Ndërhyrja juaj do të vlerësohet sepse do të thoni fjalët e duhura në momentin e duhur.
Binjaket Binjaket
Kujtimet tuaja lidhur me një ngjarje që i përket të kaluarës, mund të jenë të mjegullta, megjithatë dikush do t’ju ndihmojë për të lidhur detajet.
Gaforrja Gaforrja
Keni nisur të hetoni për diçka dhe befas keni lënë çdo gjë në mes. Filloni të veproni sepse do të mësoni shumë të reja që nuk i prisnit.
Luani Luani
Nëse përdorni siç duhet kohën tuaj do të arrini të përfundoni punët që i keni lënë përgjysëm. Kushtojini pak më kujdes shëndetit sepse do të keni shqetësime.
Luani Virgjeresha
Nuk doni t’i hyni një iniciative që ju duket shumë me rrezik. Megjithatë rreziku ndonjëherë ju ndihmon të përballoni situatat dhe të bëheni më të shkathët.
Peshorja Peshorja
Evitoni takimet e rastësishme dhe miqtë e momentit. Nuk do të përfundoni projektet që keni nisur nëse ju besoni fjalëve të tepërta dhe jo fakteve.
Akrepi Akrepi
Gjatë ditës së sotme do të keni shumë momente kur duhet të ruani autokontrollin. Mos u përpiqni të korrigjoni sjelljen e personave të tjerë.
Shigjetari Shigjetari
Një aktivitet mondan do t’ju duket më tërheqes se zakonisht, për arsyen e vetme sepse do t’ju tërheqë shumë një person i veçantë.
Bricjapi Bricjapi
Së fundmi ju kanë akuzuar për një sërë ngjarjesh që kanë ndodhur. Prisni dhe pak, një zhvillim i momenteve të fundit do të tregojë se kush është e vërteta.
Ujori Ujori
Mënyra se si e parashikoni të ardhmen, do të sjellë një ndryshim rrënjësor në sjelljen tuaj. Madje dhe të kaluarën tuaj do ta shikoni në një këndvështrim të ri.
Peshqit Peshqit
Sot ju pëlqen të kaloni shumë kohë në familje. Kjo gjë do t’ju qetësojë nga shumë strese dhe do të mund të bisedoni për problemet dhe shqetësimet tuaja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here