Hoxhaj, gazetarëve: 10-shja e parë e listës së PDK-së mund ta tejkalojë goxha shumë imagjinatën tuaj

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot konferencë për media.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, ka thënë se 10 anëtarët e parë të PDK-së që do të garojnë për deputetë nuk krahason me 10 numrat e parë të asnjë partie politike në vend, shkruan Gazeta Express.

“Numri i parë i atyre që garojnë për deputet është numër që nuk krahasohet me asnjë numër të partive politike, qoftë për shkak të profilit të tyre profesional, qytetarë, patriotik, moral dhe të përvojës. 10-shja e parë do të jetë një befasi që mund ta tejkalojë goxha shumë imagjinatën tuaj. Nesër do të kemi aderime të reja, dhe ato do të jenë të profileve krejt tjera që i kemi pasur deri më tash”, ka thënë ai.

Sipas tij, të shtunën, do të prezantohet edhe lista e anëtarëve që do të garojnë për deputetë nga kjo parti.

“Do të garojmë me programin më të mirë. Unë sot i prezantova pesë prioritet dhe besoj që të shtunën do ta prezantojë  listën e cila thuajse është e përmbyllur në kohën kur ne po flasim”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here