Homazhe në nderim të personalitetit të isa Boletinit

0

Një ditë para se të rivarrosen eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletinit, pranë tyre po bëhen homazhe sot gjatë tërë ditës. Në orët e mëngjesit eshtrat e Boletinit janë vendosur në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ku kanë bërë nderime qytetarë të shumtë. Më pas arkivoli me eshtrat e heroit është bartur në korridorin e objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës pasi në përcjellje të FSK-së dhe Policisë së Kosovës ka kaluar përmes shesheve , “Zahir Pajaziti” dhe “Skënderbeu”. Në objektin e Kuvendit para arkivolit të Isa Boletinit kanë bërë homazhe liderë institucional e politik, si dhe qytetarë të shumtë. Sipas njoftimeve në trasmetuesin publik arkivoli me eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini do të qëndrojë në objektin e Kuvendit të Republikës deri në orën 17:45.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here