Holanda ndez dritën jeshile për Shqipërinë

0

Pas vendimit të BE për heqjen e kufizimeve të udhëtimit për qytetarët shqiptarë, një tjetër lajm i mirë vjen nga Holanda, ku raportohet se politika atje ka rënë dakord për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ambasada holandeze njofton se shumica e parlamentit ra dakord për t’i hapur rrugë integrimit të Shqipërisë, dhe shton se procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.

“Sot, shumica e parlamentit ra dakort që të mbahet Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërine, pas miratimit të kuadrit negociator. Procedura do të finalizohet nesër me votimin e mocioneve të mundshme të ngritura nga partitë apo grupet parlamentare.”, njofton ambasada mes të tjerash.

Në raportin e saj qeveria njeh një sërë meritash ndaj Shqipërisë që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës fokusuar kryesisht tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndonëse në këtë drejtim ka ende punë për të bërë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here