Hitleri nuk vdiq më 1945 në Berlin por më 1971 në Paraguaj?

0

Hitleri ka vdekur në Paraguaj në vitin 1971?Një teori tê cilën e mbron shkrimtari argjentinas Abel Basti në librin e tij “njeriu që ngadhnjeu ndaj vdekjes”.

Që dy vjet Abel Basti ndjek jetën e Hitlerit në Argjentinë dhe në Paraguaj.”Punën e ka filluar Krishti,unë do ta përfundoj” citon fjalët e Hitlerit shkrimtari argjentinas duke e përshkruar rolin e Hitlerit në botë.

Sipas versionit zyrtar Hitleri ka vdekur më 30 prill 1945 në Berlin në moshën 56 vjeçare.Por teoria e Abel Bastit thotë se Hitleri kishte një plan B,e kjo ishte marrëveshja me SHBA-të,pas humbjes së luftës.Marrëveshja parashikonte edhe ikjen e shumë bashkëpunëtorëve të tij kryesisht krahu politik dhe shkencëtar që kishin shërbyer regjimin nazist.Hitleri udhëtoi bashk me Eva Braunin deri në Argjentinë.Gjatë mandatit të regjimit të Juan Peron (1945-1955) Hitleri jetoj në një vendbanim në Bariloche nën emrin  Adolf Schütelmayor.Ndërkohë presidenti argjentinas merr vesh për vendndodhjen e Hitlerit,kërkon nga diktatori i Paraguajit  Alfredo Stroessner që t’ia gjejë një vend në shtetin e tij.Atje thuhet se Hitleri jetoi deri në vitin 1971 dhe se trupi i tij varroset në një bunker,mbi të cilin sot është ndërtuar një spital.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here