Historia e vendosjes së mbishkrimit HOLLYWOOD në kodër

0

Më 13 korrik të vitit 1923 shenja HOLLYWOOD përkushtohet zyrtarisht në kodrat mbi Los Angeles, Kaliforni – Fillimisht lexohej “Hollywoodland” por katër shkronjat e fundit u hoqën pas restaurimit në vitin 1949. Pankarta “HOLLYWOOD” përbëhet nga shkronja të bardha, secila 14 metra e lartë dhe e gjithë fjala zgjatet në 110 metra. Kjo shenjë u krijua fillimisht si reklamë për zhvillim urbanistik, por gjithësesi vazhdoi të qëndronte.  Shenja është vendi ku më 1932, aktorja Millicent Lilian “Peg” Entwistle (24 vjeç), vrau veten duke u hedhur nga shkronja “H”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here