Historia e Kosovës në retrospektivë

0

BASHKIM M. SADIKU

Territori i Kosovës së sotme që banohet nga popullësia shqiptare , në antikitet banohej po nga ky popull , por që në atë periudhë kohore quhej iliro-dardan , derisa territori që ky popull jetonte quhej Dardani ( edhe pse Dardania përfshinte territor akoma më të gjerë se Dardania e sotme , respektivisht Kosova ) , që do të thotë vend i dardhave .
Populli iliro – dardano – arbërorë – shqiptarë shquhej qysh nga antikiteti për kulturë shteti , megjithëse territori i këtij populli ( jo vetëm Dardania por edhe trojet tjera ilire që jetonte populli shqiptarë ) do të pushtohej nga Perandoria Romake që nga lashtësia .
Por , shqiptarët edhe pse të pushtuar arritën të ruanin identitetin e tyre , megjithëse pushtimi i trojeve të tyre afirmonte edhe asimilim ( një pjesë e këtij populli do të asimilohej, por megjithatë pjesa më e madhe e këtij populli ruajti identitetin e tij , veqanti në atë vend ku kishte ekzistuar shteti ilir në antikitet , bie fjala në territorin e Mbretërisë Dardane , atë të Enkelasëve , të Taulantëve e shumë mbretëri të tjera ) .
Pas invadimit të popullit sllavë në Ballkan dhe ngulmimit të tyre ( nga shekujt VI – VII ) , ata do të fillojnë edhe pushtimin e territoreve të vendasëve , këtë rast shqiptarëve. Vlenë të përmendët pushtimi sllavo-serb i Kosovës në vitin 1180 që udhëhiqej nga Stefan Nemanja ( në betejen afër Lipjanit ) kundër Bizantit të dobësuar ( pra territori i shqiptarëve ishte nën Perandorinë Romako-Bizantine) .
Në faktë serbët depërtuan vetëm në një pjesë të vogël të territorit të Kosovës .
Por , i biri i Nemanjës , Stefan Dushani do t’a pushtojë Shqipërinë , Greqinë dhe një pjesë të vogël të Bullgarisë , porse pushtimi ishte jetë shkurtër sepse shteti i Dushanit u shpartallua ( më 1355 ) .
Në këtë mënyrë shqiptarët do të mbetënvendas , poaty , megjithëse pushtuesit shkonin e vinin.
Territori i shqiptarëve të Dardanisë antike, nga shekulli XIV do të pasurohej edhe me një emër të ri , Kosova .
Në fakt emri Kosovë si kuptim gjeografik hyri në Histori pas Betejes së Parë të Kosovës ( 1389 ) , sepse beteja u zhvillua në Albani , në rrezë të malit Albanik , në luginën e lumit ALB ( LAB ) , në perëndim të qytetit të lashtë xehtar metarlugjik , Kosova .
Kjo do të thotë , meqë beteja u zhvillua në fushën e qytetit të Kosovës , gradualisht i gjithë Ballkani Qendëror u pagëzua me këtë emër . Prej kësaj kohe , shkallë – shkallë kjo pjesë e Ballkanit , kuptimi gjeografik Albani do zevëndesohet me atë Kosovë , ( për pjesën e shkrimit të gjenezës së emrit jemi referuar tek historiani shqiptarë Skender Rizaj në vepren Kosova dhe shqiptarët , dje sot dhe nesër , Akademia e intelektualëve shqiptarë e shkencave dhe arteve , Prishtinë, 1992 ) .
Edhe burimi i kohës , kronisti Filip Mezieri ( njohës i mirë i botës lindore dhe është ndër të parët që e informon perëndimin për Betejen e Kosovës) thotë se Beteja e Kosovës u zhvillua në Albani .
Ndryeshe , Fusha e Kosovës në burimet e kohes quhej Campus Merulanum , që në shqip do të thotë Fusha e Mëllenzave ( mëllenzat ishin – janë një lloj i shpendëve , sorrat ) .
Një punim hartografikë i mbështetur në baza të gjeografisë së Ptolemeut e të punuar nga Sebastian Minster ( 1489-1552 ) , më 1550 në mesin e shumë hartave , në njerën prej tyre e ka shënuar Compus Cossovius .
Pastaj , humanisti Gjakomo Koleti ( 1643-1655 ) në harten e parë regjionale për Kosovën , e ka të shënuar emrin e Kosovës në anën e djathtë të lumit Sitnica , ku mbi të është shënuar një shenjë në formë gjysmëhëne dhe mbishkrimi Varri i Muratit ( Muhamet Mala, Gjeografi historike e Ballkanit, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2007 ) .
Pas pushtimit osman të trojeve shqiptare ( shek. XIV – XV deri në shek. XIX ) , Kosova administrohej nga katër sanxhaqe : Sanxhaku i Vuqitërrnes, Dukagjinit, Prizrenit, dhe Shkupit , kurse pjesët tjera të trojeve shqiptare administroheshin nën Sanxhakun Arvanid ( Sanxhakun e Shqipërisë ) .
Sanxhaku si njësi administrative territoriale ishte më e vogël se Elajeti .
Në fakt Elajeti i Rumelisë përfshinte të gjitha sanxhaqet e Ballkanit , ( dhe ekzistonte Elajeti i Anadollit për administrimin e teritoreve tjera osmane ) .
Sa i përket popullatës që ekzistonte në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare flasin defterët osmanë gjatë regjistrimit të popullsisë.
Sipas tyre në Pejë më 1485 thuajse e gjithë popullësia ishte shqiptare .
Udhëpërshkruesi osman , Evlia Çelebiu shkruante se në vitet e 60-ta të shek. XVII “ në Vushtrri nuk dinin të flisnin boshnjakisht , por flisnin shqip dhe osmanisht ” . Pasta j, praninë e shqiptarëve si dominues e përmend albanologu Th. Ippen , ku thotë se në shek. XVII , shumica e banorëve të Mitrovicës janë shqiptarë .
Edhe patriaku i Pejës , Arsenije Çarnojeviq , në një letër dërguar perandorit austriak në Vjenë më 27 qershor 1698 , thotë se në Kosovë dhe në viset e skajshme të saj banojnë shqiptarët e rashjanët-serbët.
Në shekullin e XIX , në kohen e domosdoshmërisë së reformimit të shtetit osman , ( me qëllim të mbijetesës së saj ) , më 1839 , sipas gjeologut frengo – austriak , Ami Boue , popullsia shqiptare ishte rrethë 1. 600.000 banorë me një sipërfaqe rrethë 75 mijë kilometra katrorë .
Ndërkaq , nga viti 1864 deri më zhvillimin e luftërave ballkanike 1912/13 , trojet shqiptare do të ndaheshin në katër vilajete : Vilajeti i Kosovës , i Shkodrës , i Manastirit , dhe i Janinës ( vilajetet ishin njësi administrative territoriale nën Perandorinë Osmane ) .
Megjithëse shqiptarët nuk rreshtën së luftuari për arritjen e statusit të autonomisë së Shqipërisë , pra autonominë brenda një vilajeti .
Kjo luftë u zhvillua në dy rrafshe : Lufta e armatosur dhe lufta në livrimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare , përmes arsimimit .
Nga e gjithë kjo që u tha më lartë , dëshmon vazhdimsinë e pranisë së popullit shqiptarë në masë në Kosovë , por edhe në trojet tjera shqiptare , si dhe dëshmon kontiniuitetin e luftës shqiptare për avancim të statusit .
Lufta e shqiptarëve nga periudha bashkëkohore e deri më sot …
Me fillimin e Luftës Ballkanike në tetor 1912, kur osmanët ishin dobësuar shumë ( nga kryengritjet shqiptare , veqanti me Kryengritjen e vitit 1912 ose Revolucionin Nacional që udhëhiqej nga Hasan Prishtina ) , derisa Bullgaria , Greqia , Serbia dhe Mali i Zi u hodhën në sulm , kësisoji i shkaktuan humbje Perandorisë Osmane , derisa territoret shqiptare u pushtuan ( shqiptarët me shpejtësi arritën që t’a shpallin pavarësinë në Vlorë më 28 Nëntor 1912 , edhepse pjesa më e madhe e teritoreve të tyre ishte pushtuar ) .
E ndaj popullsisë shqiptare u ndoq një politikë shfarosëse ( 20.000 shqiptarë u vranë në Kosovë nga Serbia me rastin e hyrjes së saj në Kosov ë) .
Për të dëshmuar këtë citoj shkrimtarin hebre nga Austria , Leo Freundlichin , me pamfletin Golgota Shqiptare “Njerzit vriteshin me mijëra burra , gra , fëmijë , pleq të torturuar për vdekje , katunde të digjura e të bastisura , gra e vajza të reja të dhunueshme .
I Gjithë vendi i trazuar e i rrënuar është mbyt me gjakësi” ( marrë nga Stephen Schwartz , Kosova prejardhja e një lufte , Prishtinë , 2006 , f. 55 ) .
Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër ( dhjetor 1912 – gushtë 1913 ) u njoh shteti shqiptar , por vetëm me 28 mijë kilometra katrorë , sepse Kosova iu dha Serbise , Çameria Greqisë dhe një pjesë e madhe e teritoreve shqiptare iu dha Malit të Zi . Pra , siç shprehej diplomati britanik sir Eduard Grej, parafrazoj “Shqiptarët u bënë kurban për paqe në Evropë” .
Gjatë Luftës së Parë Botërore ( 1914-1918 ) trojet shqiptare ishin arenë lufte , derisa mbas luftës në fjalë , për shqiptarët mbeti pothuajse i njejti skenarë , “ai i Konferencës së Ambasadorëve në Londër” me disa ndryshime të vogla .
Gjatë okupimit jugosllav monarkist ( 1918-1941 ) , Kosovës provuan me ia ndërru përmbajtjen etnike , duke sjellur kolonë të shumtë serbë , të cilëve iu ipej toka më pjellore falas .
Por kolonizimi dështoi ( në fund të viteve të 30-ta të shek. XX popullsinë e Kosovës e përbënin 75 % shqiptarë ) , si rezulltat i luftës së shqiptarëve .
Kjo luftë u zhvillua përmes luftës së armatosur – Mbrojtja Kombëtare e Kosovës , ku veqohej veprimtari Hasan Prishtina ( që luftën e bazonte edhe në luftë të armatosur por edhe në aspektin arsimor , duke shkrirë gjithë pasurinë e tij) dhe lëvizjes politike – Xhemjeti .
Në anën tjetër Jugosllavia për të zgjedhur Çështjen Shqiptare , projektoi platformë për shpërnguljen e shqiptarëve në Turq i, por fillimi i Luftës së Dytë Botërore ndaloi një shpërngulje të tillë .
Gjatë Luftë së Dytë Botërore ( 1939-1945 ) , trojet shqiptare ishin pjesë e luftimeve , derisa mbas luftës në fjalë , Kosova prapë mbeti nën Jugosllavi ( Shqipëria mbeti me 28 mijë kilometra katrorë , Çameria mbeti nën Greq i) , ku kishte statusin e krahinesë .
Kundër këtij statusi , shqiptarët e Kosovës u kundervyen okupuesit , duke fituar më 1974 statusin e republikës , vetëm emri republikë mungonte , por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për shqiptarët .
Ky popull që nuk iu nënshtrua asnjëher asnjë pushtuesi , vazhdoi luftën ( në ilegale , Metush Krasniqi , Adem Demaçi e shumë të tjerë ) , në veqanti rol do të luajnë studentët shqiptarë .
Në anën tjeter , Jugosllavia , respektivisht Akademia e Shkencave dhe Arteve Serbe ( frymëzues ishte Dobrica Çosiq ) hartuan dokumentin e quajtur Memorandumi , që ftonte kthimin e dominimit serb në Kosovë , nga i cili program do të ushqehej politika jugosllave ku edhe do të fillonte zbatimin e këtij plani .
Por shqiptarët nuk u dorëzuan , ata vazhduan luftën e tyre për përmbushjen e programit të rilindësve të mëdhenjë – Shtetin e Pavarur Shqiptar .
Ata vazhduan luftën në kahjen e luftës paqësore për të ndërkombëtarizu çështjen shqiptare të Kosovës dhe luftën e armatosur UÇK-ja .
Në fakt programi i tyre ishte përkohësisht pavarësinë e Kosovës si hap avancues drejt një Shqipërie Etnike ( edhepse lufta e armatosur vazhdimisht bëhej për Shqipërinë Etnike , pra programi i rilindësve të mëdhenjë ) .
Në vitet e 90 – ta të shekullit XX , lufta e shqiptarëve të Kosovës ndaj Serbisë – Jugosllavisë së mbetur u radikalizua .
Në periudhën në fjalë u fuqizua roli dhe organizimi i uçk – së , e cila e meriton pothuajse gjithë deteriminimin në çlirimin e Kosovës , dhe nga lufta e fundit kemi shume të rënë në altarin e lirisë , që numri a tyre arrinë në mijëra ushtarë e dëshmorë .
Duke ndriquar , lartësuar dhe përkujtuar vlerën dhe rendësinë e të gjithëve që dhanë jetën dhe ndihmën e tyre , gjdo herë duhet përmendur komandantin legjendar Adem Jashari , i cili sa herë që elaborohen qështjet historike , nuk bën asesi që emri i tij të mos përmendet ; pa anashkaluar ndonjë kontribues .
Për të gjetur një zgjedhje u involvua faktori ndërkombëtar , në veqanti SHBA-ja , të cilët organizuan një vendtakim , në Francë – Ramboille ( më 16 shkurt 1999 ) për palët e luftës .
Bisedimet e përditshme bashkërenditeshin nga : ambasadori amerikan , Kris Hill , përfaqësuesi i BE – së , Wolfgang Petrisch dhe ambasadori rus , Boris Majorski ( marrë nga libri Madeleine Albright , Zonja sekretare , autobiografi , Tiranë , 2004 , f. 463 ) .
Derisa delegacioni shqiptarë përbëhej nga 16 – të intelektualësh : politikani dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare Ibrahim Rugova , që ishte njëherësh nënkryetar delegacioni , akademiku Rexhep Çosja ( po ashtu nënkryetar ) , Hashim Thaçi- kryetar delegacioni , gazetari dhe njëherësh zëdhënësi Veton Surroi dhe përfaqësues të partive tjera , të pavarurit e shumë të tjerë .
Kurse delegacioni serbo – jugosllav përbehej nga 13 veta – shumica nga Kosova , përfaqësues të minoriteteve të paqena , përfshirë edhe dy kryetar shqiptar të partive të shpikura , dhe kryesohej nga nënkryetari i qeverisë serbe , Ratko Markoviç .
Projekti “Kornizë marrëveshja e përkohëshme për paqe e vetëqeverisje në Kosovë” ( marrë nga Paskal Milo , Ditari i një ministri të jashtëm – konflikti i Kosovës 1997-2001 , Tiranë , 2009 , f. 143-145 ) që palët duhet t’a nënshkruanin thoshte : popullit të Kosovës t’u njihej autonomia dhe se ajo do zbatohej nepërmjet një force paqeruajtëse të NATO – së e përbërë prej 28. 000 trupave ; statusi i Kosovës do të shqyrtohej pas 3 vjetesh ku mes faktorëve tjerë do merrej parasysh edhe vullneti i popullit dhe me ndihmen e bashkësisë ndërkombëtare do zhvilloheshin zgjedhjet dhe do të ngriheshin institucionet demokratike . ( marrë nga libri M.Albright , liber i përmendur ) .
Pala shqiptare e shtyrë nga sekretarja e shtetit amerikan , Madeleine Albright, ( natyrisht kjo grua fisnike duke ia dashur të miren shqiptarëve ) , pranoi dokumentin , por duke marrë edhe një leter garancie nga ambasadori Hill , mbi bazen e vullnetit të popullit për statusin final të Kosovës – pra pas periudhe 3 vjeçare .
Në vazhdimin e Konferencës nëParis ( 15-18 mars 1999 ) , delegacioni i Kosovës nënshkroi marrëveshjen, por pala serbe e refezoi marrëveshjen ( Edita Tahiri, Konferenca e Rambujesë – procesi negociator dhe dokumentet , Pejë , 2001 , f. 74). Atëherë Jugosllavia e mbetur u përballë me forcat e NATO – së nga 24 marsi deri 2-9 qershor 1999 , ku forcat jugosllave të mundura u detyruan të nënshkruajn marrëveshjen në Kumanovë ( në Maqedoni ) më 9 qershor , sipas së cilës forcat jugosllave terhiqeshin nga Kosova , derisa trupat e NATO-së u futen në Kosovë ( KFOR – i ) dhe u pritën nga populli si çlirimtarë.
Kosova e lirë …
Në bazë të Rezulutës 1244 të Këshillit të Sigurimit , që u miratua më 10 qershor 1999 , shtetet obligoheshin të respektonin sovranitetin jugusllav .
U zbarkua prezenca ndër kombëtare civile ( UNMIK – u ) që kishte gjithë pushtetin legjislativ , ekzekutiv dhe gjyqësor dhe ushtrohej nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB – së , derisa shqiptarët kishin fuqi konsulltimi . Ndërsa prezenca ushtarake do të kordinonte punët me prezencen civile , por nuk i nënshtrohej kontrollit të Sekretarit të OKB – së . Ajo vënte funksion armpushimin , parandalonte armiqsitë , parandalonte kthimin e forcave të caktuara , çmilitarizonte UÇK – në , të siguronte rend e qetësi , t’i monituronte kufinjtë e shumë të tjerë (marrë nga libiri i Marc Weller , Shtetësia e kontesuar – administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovë për pavarës i, Prishtinë , 2009 , f. 299-301).
Për të zgjedhur çështjen e Kosovës , natyrisht shqiptarët duhej t’i plotësonin Standartet para statusit , që ishin : ekzistimi i institucioneve efikase dhe pëfaqësuese , sundimi i ligjit , liria e levizjes , respektimi i drejtes të kthimit të shqiptarëve , zhvillimi i ekonomisë së tregut , çartësia e pronës , dialogu i normalizuar me Beogradin , zvoglimet dhe transformimin e TMK-së në përputhje me mandatin ( Marc Weller… ) .
Meqenëse Standartet para statusit ishin përmbushur , atëherë kahë fundi i vitit 2005 , Këshilli i Sigurimit autorizoi OKB – në respektivisht Të Dërguarin e Posaqëm të Sekretarit të Përgjithshëm për statusin përfundimtar ( Marti Ahtisari , ish kryetar i Finlandës ) .
Në Negociatat e Vjenës për statusin përfundimtar , pala serbe ofronte për Kosovën autonomi të zgjeruar , ndërsa pala shqiptare e Kosovës nuk lëkundej nga pavarësia e Kosovës .
Kësisoji , u bë e pamundur një marrëveshje për statusin e Kosovës .
Andaj , kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi , duke u bazuar te Pakoja e Ahtisarit , e cila iu ofronte atyre të gjitha kopetencat që t’a kthente Kosovën në shtet të pavarur , më 17 shkurt të vitit 2008 , kumton Deklaraten e Pavarësisë në Kuvend . Deklarata e Kuvendit theksonte : Ne udhëheqsitë e popullit tonë , të zgjedhur në mënyrë demokratike , nepërmjet kësaj deklarate , shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran .
Po bëhen 7 vite nga krijimi i shtetit të Kosovës , megjithëse ka arritje të prekshme , Kosova vazhdon të përballet me papunësi të lartë , me një ekonomi të dobët , me korrrupsion dhe shumë probleme të tjera të theksuara .
Megjithatë , krijimi i shtetit të pavarur , ka hapur mundësi që të përmbushet programi i rilindësve të mëdhenj : Qeverisja nga shqiptarët të Shqipërisë Natyrale .
Vetëm duhet punë , angazhim , përkushtim mbi parimet shtetëndërtuese dhe gjithëherë nën rikujtesën e të gjithë atyre që ranë për liri dhe çlirimin e Kosovës dhe që të dalim faqe e bardhë para botëse dhe t’i sigurojmë një të ardhme prosperuese dhe integruese për brezatë tonë.

(Autori është student i Historisë në UP)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here