Historia e fotos së Sali Berishës me uniformë ushtarake

0

Në internet qarkullojnë shumë legjenda të kësaj fotoje, por e vërteta është fare e thjeshtë. Fotoja i takon vitit 1993, verës së po atij viti, kur Sali Berisha ishte zgjedhur President i Shqipërisë dhe kishte bërë kërkesën për anetarësimin e Shqipërisë në NATO. Në atë kohë, në praninë e përfaqësuesve të lartë të NATO, Shqipëria kreu manovrat e para ushtarake që nga rrëzimi i komunizmit. Manovrat u kryen në zonën e Sazanit dhe Berisha si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i ndoqi nga afër, i veshur me uniformë kamuflazhi. Pas tij dallohet Ministri i ri i Mbrojtjes, Safet Zhulali. Shqipëria qe vendi i parë Lindor që kërkoi antarësim në NATO. Që nga kjo foto asnjë President nuk duket të jetë shfaqur më i veshur me uniformë fushimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here