Histori e pazakontë: Gruaja që vet i gjeti grua të dytë burrit të saj

0

Në Shëmri të Kurbinit jeton Mustafa Kodra që ka dy gra, Filen dhe Verën. Kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Për arsye dhe rrethana të ndryshme, burrë me më shumë se një grua has ngado, edhe në Shqipëri. Por e veçanta është se shkak që Tafa të gëzojë dy gra, është një prej grave të tij; më saktë pra, ka qenë gruaja e parë, Filja, ajo që është bërë sebep që Tafa të marrë dhe një tjetër.

Por si ka rrjedhur kjo histori?

Me gruan e parë Tafa lindi plot gjashtë vajza, njëra më e mirë se tjetra, por pretendimet në pritje të një djali sikur u zbehën. Siç është zakoni i zonave të malësisë, kërkohej medoemos një djalë si trashëgimtari i shtëpisë dhe, gruaja e Tafës, ajo që i kish dhuruar 6 vajza, vendos të gjejë një mënyrë origjinale për t`i dhuruar një djalë, duke e martuar burrin me një gruaje tjetër, pasi i fiksohet se ajo vetë nuk mund ta bëjë dot, ndërsa një tjetër po.

Paksa e pabesueshme, por ja që ka ndodhur vërtet. Madje ajo e ka zgjedhur gruan e dytë për bashkëshortin, Tafën, pa dijeninë e tij, duke ia bërë dhe dasmën në fund.

Pra, pasi ka nisur dhe ajo që të ndjejë dëshpërimin e burrit për një djalë, Filja, kjo grua “zakoni dhe traditë” është nisur së bashku me njërën nga vajzat në një fshat në anën tjetër të malësisë së Kurbinit, aty ku kishte pikasur dhe nusen e bashkëshortit të saj, Verën.

Pasi ka trokitur në familjen që kërkonte dorën e vajzës, kryefamiljari është befasuar kur sheh në derën e shtëpisë dy femra. I zoti i shtëpisë fton “miqtë” (mikeshat në rastin konkret), pa ditur se ç’hall i kishte zënë këta dy zonja.

Dhe gjatë pirjes së kafesë me të zotin e shtëpisë, gruaja nga fshati Shëmri do t’i kërkonte vajzën për nuse të shtëpisë, ndonëse kjo as nuk ishte parë e as nuk ishte dëgjuar ndonjëherë.

I zoti i shtëpisë nuk u ka besuar syve dhe veshëve nga ato që dëgjonte gjatë bisedës me një grua të panjohur.

“Unë dua vajzën tuaj për bashkëshorte të burrit me të cilin kam lindur gjashtë fëmijë, 6 vajza, ndaj dhe vajza juaj duhet të vijë që tani me mua për t`u bërë gruaja e dytë e tij, dhe duhet t’i japësh urimin sipas traditës”, i ka thënë ajo ca me një këmbëngulje burrërore.

U tha dhe u bë: vajza merr urdhërin e të atit duke bërë gati pak rroba dhe duke marrë urimin e familjes, që e “nxjerr nuse” për ta çuar në derën e Mustafë Kodrës. Tre zonjat nisen për në shtëpi, ku mbasi mbërrijnë aty, e shoqja e Tafës, Filja, i prezanton burrit gruan tjetër, Verën, atë më të cilën do kishte një djalë, e 6 motrat një vëlla.

Tafa nuk i ka besuar nga ajo që ka ndodhur dhe, pasi ka marrë marrë dhe pëlqimin e fëmijëve, të cilët dhe ata e dëshironin me të madhe një vëlla, ai ka vendosur ta marrë gruan e dytë.

Dhe mikja e re e shtëpisë, gruaja tjetër e Tafës, Vera, do të bashkohet me këtë familje duke nisur një tjetër jetë që mbase nuk ishte e menduar. Dhe gruaja më e madhe do e trajtojë atë si vajzat e saj dhe, ashtu siç e kishin menduar, pas një viti do të vinte në jetë djali i fortdëshiruar.

Pas djalit dhe një tjetër vajzë më gruan e tyre, duke u bërë 7 motra e një vëlla, por e rëndësishme është që një mashkull tashmë familja e ka, një “pushkë e shtëpisë” siç e cilësojnë ndryshe nga malësia, që vlen dhe si trashëgimtar.

Përgatiti: tesheshi.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here