Histori e pabesueshme por e vërtetë …(video)

0

Një histori e pabesueshme që ka magjepsur mijëra lexues në të gjithë botën ka ndodhur në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit.

Një fëmijë 3 vjeç, pretendon se arrin të kujtojë me detaje jetën e tij të mëparshme.

Fëmija thotë se është varë dhe u ka treguar autoriteteve vendin ku ndodheshin eshtrat e tij, arma më të cilën është ekzekutuar, madje edhe emrin e vrasësit.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Golan, që ndodhet në kufi mes Sirisë dhe Izraelit. Historia e vogëlushit është treguar nga doktor Eli Lasch, i cili ka bërë një libër për rimishërimin.

Nuk ka prova shtesë për vërtetësinë e tregimit, por historia ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve anglo-saksonë, e cila javën e kaluar u bë virale.

Fëmija në fjalë i përket etnisë druze, e cila beson në rimishërimin.

Fëmijët që i përkasin kësaj etnie dërgohen në vendet e jetës së mëparshme, për të kuptuar nëse i ruajnë ende kujtimet.

Në këtë pikë, vogëlushi e kaloi kufirin. Ai tregoi vendin ku thotë se është varrosur dhe pas gërmimeve, aty u gjend një kadavër e seksit mashkull. Pak metra më tutje ai tha se ndodhej edhe arma e krimit, e cila ishte një sëpatë.

Ndër të tjera, fëmija ka lindur me një vijë ngjyrë rozë në pjesën e ballit, pika në të cilën thotë se është qëlluar me sëpatë.

Ajo që e shton më shumë vërtetësinë e historisë, është se vogëlushi kujtonte emrin e tij të mëparshëm.

Katër vite më parë, një person me një emër të tillë rezulton i zhdukur. Dëshmitarë të zonës thonë se atë kohë kujtojnë se personi që akuzohet për vrasje, është parë i zbehtë, por ai kurrë nuk e rrëfeu krimin e tij. /gazeta-shqip/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here