Hiqet statuja gjigante e Mao Ce Dunit

0

Statuja 36 metra e lartë e ish-udhëheqësit të Kinës, Mao Ce Dun është hequr nga fshati Zhushigang. Sipas mediave ndërkombëtare, kjo statujë, u hoq vetëm pak ditë pasi ajo u ngrit.

Sipas një zyrtari të fshatit, ndërtimi i statujës së Mao Ce Dunit nuk ishte i miratuar. Statuja gjigante e liderit komunist, thuhet të ketë kushtuar rreth 3 milionë juan, apo 313 mijë paund.

Ndërkohë, ndërtimi i statujës u bë pjesë e titujve kryesorë të botë kur u përfundua vetëm disa ditë më parë.

Një zyrtar i fshatit ku ndodhej statuja, tha për “People’s Daily” se, “kjo statujë nuk ishte e regjistruar dhe e miratuar, dhe prandaj duhej të hiqej”.

Sipas BBC-së, në një foto që qarkullon në mediat sociale, edhe pse ende e paverifikuar duket statuja e marksistit kinez e shpërbërë, me këmbët e hequra dhe kokën e këputur.

Statuja u pagua nga vetë fshatarët dhe biznesmenët e zonës, dhe u ndërtua në homazh të ish-liderit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here