HIPOKRITE: UEFA ia jap tri pikë Rusisë, nuk ia pati dhënë Shqipërisë

0

Mali i Zi – Rusi, ky është vendimi i UEFA-s

Institucioni më i madh i futbollit në Evropë, UEFA, ka vendosur që ndeshjen e ndërprerë mes Malit të Zi dhe Rusisë, ta regjistrojë me rezultat zyrtarë 0:3 për Rusinë. Ndeshja e vlefshme për kualifikimet Franca 2016, ishte ndërprerë që në minutën e parë, kur me një pishtar ishte goditur portieri rus. Pas gjysmë ore ndërprerje, gjyqtari kishte vendosur të vazhdojë ndeshjen. Ndeshja përfundimisht ishte ndërprerë në minutën e 68’, pas incidenteve të reja. UEFA ka vendosur që këtë ndeshje ta regjistrojë 0:3 në të mirë të Rusisë, ndërsa Mali i Zi është dënuar me një ndeshje pa praninë e tifozëve. Dënim ka marrë edhe Rusia, që është dënuar me 25 mijë euro, për sjelljet e pahijshme të tifozëve të saj gjatë ndeshjes

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here