Hillary sulmon Trumpin: Rekrutuesi më i mirë i ISIS

0

Hillary Clinton ka sulmuar ashpër kandidatin republikan, Donald Trump.

Clinton, e cila është kandidate e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale, ka thënë se “Trump po ndihmon xhihadistët”.

“Donald Trump është bërë rekrutuesi më i mirë i ISIS”, tha ish-zonja e parë.

Ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan shtoi se tani ISIS përdor video nga deklaratat më të egra të rivalit të saj republikan, për të tërhequr militantët në grupin terrorist.

“Fjalët e tij janë një gabim serioz, sepse kjo nuk është një luftë kundër një feje, por kundër islamit radikal”, tha Clinton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here