Hillary Clinton: Kim Kardashian, e dashur dhe tërheqëse

0

Pas publikimit të “Selfie”-t me Hillary Clinton, Kim Kardashian, do të gëzohet kur të marrë vesh se kandidatja për presidente në SHBA, është impresionuar nga takimi me të.

Muajin e kaluar, Clinton u takua me Kardashian, ku kjo e fundit publikoi  në rrjetet sociale një foto, ku shkruante: “Më pëlqen të dëgjoj teksa Hillary Clinton flet”.

Ndërsa, vetë Clinton, në një intervistë të dhënë se fundmi është shprehur: “Ajo erdhi në Los Angeles dhe unë e takova për herë të parë. E shijova vërtet takimin me Kim Kardashian. Kuptova që ishte një person i dashur dhe tërheqës”.

Më pas kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike ka shtuar: “Kim më prezantoi bashkëshortin e saj, sikur unë nuk e njihja. Gjithashtu, më pëlqeu shumë kur e shihja së bashku me vajzën. Unë mendoj se të gjithë ne, në mënyrën tonë mund të jemi frymëzues ose jo për njerëzit dhe unë mendoj se shumë njerëz e shohin atë si një person që ngrihet në mëngjes dhe gjen një mënyrë për ta bërë ditën sa më të suksesshme”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here