Hetuesit dyshojnë se vrasjen në Sopi e ka kryer hajni i armatosur

0

Vrasja e Egzon Mazrekut, 22 vjeç nga fshati Sopi i Suharekës, dhe plagosja e babait të tij, Naimit 47 vjeç, të mërkurën mbrëma, dyshohet të ketë ndodhur gjatë kacafytjes me një person të dyshuar që ka tentuar vjedhjen në shtëpinë tyre.

Së paku ky është versioni të cilin e kanë ndërtuar hetuesit policorë dhe prokurori i Shtetit në bazë të shikimit të provave në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, të afërmit e viktimave dukshëm të tronditur e kanë përshkruar rastin si të tmerrshëm.

Drita Mazreku, që është njerka e Egzonit të ndjerë, ka bërë të ditur se mbrëmë teksa ka qenë duke i pastruar fëmijët ka dëgjuar zhurmë të herëpashershme prej orës 18:00 deri në orën 19:00 , shkruan sot Koha Ditore

“Pasi i pastrova fëmijët, erdhëm me hangër bukë këtu. Xoni kishte hangër para nesh se ishte lodhë. Ka kërkuar peshqirin me shku me u la. Taman thashë çka po ban kjo zhurmë, e ka ndez dritën me dalë andej kah drutë me pa. Kur ka dalë atje, e ka pa një person që ka trokit në xham. I ka thanë babit, ‘babi ti mos dil’. Na kena dalë para Naimit, po ai na ka shty, ka dalë… Kur ka dalë e ka zatet në derë me armë në dorë atë person, tu hy brenda. Naimi e ka shty, ai ka hy në shkallë dhe u rrok me Egzonin. Xoni më ka thënë largohu oj Dritë se ka armë”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here