Heroinë dhe eksploziv

0

Derisa raportimet rreth përdorimit të marihuanës janë bërë përditshmëri në Kosovë, dje në Gjilan është zënë një qytetar në posedim të drogës së llojit heroinë. Gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar dy qese (219.4 gr)me heroinë. Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse të tij, dhe atje janë gjetur dhe konfiskuar: 1370 gr heroinë, 1829.1 gr eksploziv, 400 euro, dy (2) telefona celularë, një (1) peshore digjitale si dhe vetura me të cilën ishte duke lëvizur i dyshuari. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here