Heroi i vogël i Francës humb babanë dy ditë pasi i shpëtoi jetën

0

Pak ditë më parë, një 5-vjeçar i shpëtoi jetën të atit në Francë, duke u bërë kështu heroi më i vogël i momentit në faqet e medieve. Kevin-Djene udhëtoi me biçikletë 3 km në mes të natës dhe shiut, për të lajmëruar mjekët që t’i vinin në ndihmë babait që vuante nga zemra.

Djaloshi që jeton në Mayenne, zonë në perëndim të Francës, u diktua në rrugë nga një shofer i rastësishëm teksa udhëtonte i veshur me pizhame mbi biçikletë. Ai lajmëroi menjëherë urgjencën dhe të sëmurit iu shpëtua jeta.

Por duket se sakrifica e të voglit Kevin-Djene nuk ka mjaftuar për të mbajtur në jetë babanë. Dy ditë më pas, burri 58-vjeçar, i cili mendohet se vuante nga depresioni, i ka dhënë fund jetës. Lajmin e bën të ditur e përditshmja francezë “Ouest France”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here