Hendboll:Kosova në grupin 2 bashk me Izraelin dhe Finlandën

0

Federata e Kosovës në Hendboll para disa çastesh ka lëshuar një komunikatë në të cilën njofton për tërheqjen e shortit në fazën parakualifikuese të EURO 2016 që do të mbahet në Suedi.ja komunikata e plotë:

Më 24 mars “në selinë e Federatës Evropiane të hendbollit u bë tërheqja e shortit për fazën parakualifikuese për EURO 2016 që mbahet në Suedi, short në të cilin  në mesin e  6-të përfaqësueseve gjendet  edhe përfaqësuesja e Kosovës e cila debuton në këto gara.

Shorti nuk ishte edhe aqë i favorshëm ngase Finlanda dhe Izraeli janë skuadra të forta, mirëpo edhe gjeografikisht janë shumë larg për shkak të udhëtimit duke e ditur se garat zhvillohen në sistem grupor nga data 12 – 14 qershor 2015.

Sidoqoftë nga shorti, përfaqësuesja e Kosovës qysh nga sot duhet të filloi përgatitjet rreth organizimit sa më të mirë, pastaj grumbullimin e lojtareve si vendore ashtu edhe atyre ne diasporë, në mënyrë që në muajin qershor në debutimin e  tyre të kualifikohen për fazën e dytë grupore”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here