“Hëna e përgjakur” bëri që disa njerëz të mendojnë se është fundi i botës

0

Mbrëmjen e ditës së diel hëna ishte më e shndritshme dhe më e errëta gjatë vitit. Hija e tokës hodhi një shkëlqim të kuq mbi hënën, duke krijuar efektin e rrallë. Fenomeni i cili ndodh çdo dy ose tri dekada.

Sipas medieve ndërkombëtare, ky fenomen ka ndodhur nga viti 1982 dhe nuk do të ndodhë më deri në vitin 2033. E ashtuquajtura “super-hëna”, e cila ndodh kur hëna është më afër në tokë në orbitën e saj, përkon njëkohësisht edhe me eklipsin hënor, duke e lënë hënën në hijen e Tokës. Këto dy fenomene të ndara nuk janë aq të rralla, por nuk ndodh shpesh të harmonizohen.

Është hëna e përgjakur e cila ka bërë që disa njerëz të mendojnë se është fundi i botës. Ndërkohë, ngjyra e saktë e hënës varet edhe nga ndotja e atmosferës, kështu që jo gjithkush mund ta shohë atë ashtu siç duhet.

2CD81A7000000578-3251497-image-a-2_1443402981108-620x409

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here