Helmi i grerëzës së Brazilit vdes qelizat e kancerit

0

Shkencëtarët në Brazil besojnë se helmi i një grerëze braziliane vdes qelizat e kancerit dhe mund të jetë arma për kurimin e tij.

Studimi ka zbuluar se një toksinë në thumbin e kësaj grerëze, vret qelizat e kancerit dhe nuk dëmton ato normale.

Ekipi i Universitetit të Brazilit, i cili eksperimentoi në këtë teori, deklaroi se helmi i dobëson qelizat e tumorit dhe i bën ato molekula vitale.

Por, puna në këtë fazë është akoma në hapat e saj të parë dhe shkencëtarët thonë se ka nevojë për kërkime të tjera, e se gjithashtu duhet gjetur mënyra e duhur që kjo kurë të aplikohet tek njerëzit.

Polybia Paulista është një lloj grerëze që gjendet në jug-lindje të Brazilit, tepër agresive. “Edhe pse pickimi i saj është i padëshirueshëm në këto vende, shkencëtarët besojnë gjithnjë e më shumë se helmi i saj mund të vihet në përdorim për mirë”, shkruan “New York Daily News”.

Ky insekt përmban një toksinë të rëndësishme të quajtur MP1, që e përdor për të sulmuar ose për të mbrojtur veten.

Rezultati se MP1 mund të shkatërrojë qelizat e kancerit erdhi pas përfundimit të eksperimentit tek minjtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here