Haxhiu e Vetëvendosjes: “Ne nuk mund t’i durojmë më këta”

0

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk mund të durohen më në qeverisje pushtetarët aktual.

Nga paniku i madh Mustafa dhe Thaçi nuk po e dinë as çka po flasin! Në vend të tentimit për t’i frikësuar qytetarët me deklaratat mbi dhunën, bëjnë mirë që të japin përgjegjësi për gjitha dëmet që i kanë sjellë vendit, duke dhënë dorëheqje! Në fakt a ka dhunë më të madhe sesa Mustafa dhe Thaçi!? Natyrisht që jo!
Ne nuk mund të lejojmë që të qeverisemi nga një grup pushtetarësh që interesat personale i kanë vënë para atyre shtetërore!
Andaj nesër në orën 14:00 le të protestojmë për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë jokushtetuese!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here