Haxhinjtë e Kosovës bllokohen në Mekë

0

Sipas disa informatave nga haxhinjtë kosovarë që janë në Mekë, por ende të pakonfirmuara nga zyrtarët e BIK-ut, 800 haxhinjtë nga Kosova që kanë shkuar për të kryer haxhin këto ditë aktualisht janë të bllokuar në Mekë, njofton Klan Kosova.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, sot që nga ora 15:00 deri në këto momente ata kanë mbetur të ngujuar nëpër autobusë dhe askush nuk është duke u marrë me këtë problem. Ata nuk kanë asnjë informacion se kur mund të nisen.

Plani ka qenë që nga qyteti i Mekës të bëhet nisja për në Medinë, por deri më tash kjo nuk ka ndodhur dhe nuk dihen arsyet për bllokimin e autobusëve të tyre.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk ka arsye për brengosje, mirëpo problemi është se kanë mbetur duke pritur për një periudhë të gjatë, njofton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here