Haxhi Krasniqi u rikthehet ushtrimeve në rrugën e tij për titull të kampionit të botës

0

Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane Haxhi Krasniqi pas humbjes më 21 mars për titullin e kampionit të botës në WBA nga Jurgen Brahmer,bëri një pushim me ç’rast vizitoi edhe Kosovën.Tani duket se pas këtij pushimi,Krasniqi ka rifilluar ushtrimet e tij për të vazhduar tentimin e tretë për t’u bërë kampion i botës.Për kthimin e tij në palestrat sportive në Gjermani dhe motivimin falenderon adhuruesit e tij.Ja postimi i tij në  Facebook i shoqëruar me një foto gjatë ushtrimeve:

“Ka ardhur koha prap për stërvitje, pas nje pushumi te mire dhe duke iu falenderuar mbeshtetjes se fansave te mij u riktheva me plot motivim dhe forcë në punen time!!!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here