Haxhi Krasniqi sot lufton për titullin e kampionit botëror

0

Haxhi Krasniqi sot do të tentojë të shpallet kampion bote në boks.

33-vjeçari shqiptar i lindur në Junik, do të sfidojë boksierin gjerman Dominic Boesel në ” GETEC Arena” të Magdeburgut, duel që nis në orën 17:00 të ditës së sotme.

Kjo finale zhvillohet për titullin kampion botë në versionin WBA. Dy boksierët janë peshuar ditën e djeshme, duke bërë matjet zyrtare. Kjo është hera e tretë që Krasniqi duelon për titullin kampion bote.

Një sfidë shumë e rëndësishme për “luftëtarin” shqiptar, teksa kundërshtari i tij, kampion në fuqi në WBA dhe NBO, e ka për herë të parë mbrojtjen e titullit botëror.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here