Haxhi Krasniqi: Luan Krasniqin e respektoj, e kisha inspirim, por kur i kërkova ndihmë, ishte i zënë

0

Mbrëmë në “Klan Kosova”, boksieri Haxhi Krasniqi është rrëfyer për shumë gjëra nga karriera e tij si dhe për të ardhmen.

Mes të tjerash, ai ka folur edhe për legjendën e boksit, Luan Krasniqin dhe raportet që ka me të.

“Luani si për të tjerët, edhe nga unë gëzon respekt dhe e kam pasur inspirim”, deklaroi Krasniqi.

“Me Luanin nuk kemi pasur ndonjë kontakt apo bashkëpunim. Pak i kam kërkuar ndihmë në fillim, por e kam parë që ai ishte tejet i zënë”, potencoi ai.

“Suksesi im vie vetëm falë punës sime, nga vetvetja”, përfundoi Krasniqi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here