Haxhi Krasniqi deklarohet pas humbjes:”askush nuk do të gëzohej më shumë se unë …”

0

Robin Krasniqi është deklaruar pas humbjes nga Jurgen Brahmer.

Boksieri junikas, Robin Krasniqi, ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes së pësuar nga Jurgen Brahmer.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi falënderoi të gjithë ata që e përkrahën teksa premton rikthim të shpejtë.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër ata që e kritikuan atë pas humbjes, duke i sfiduar kritikuesit që ta arrijnë suksesin e tij.

Ja postimi i Krasniqit:

“Nuk dua t’ju arsytohem, vetem dua t’ju falenderohem dhe dua t’ju them se asnjë njeri ne kete botë nuk do gëzohej me shume se une nese do e fitoja duelin e se Shtunes, andaj asnje njeri në kete bote nuk u hidherua dhe nuk u merzit me shum se une nga kjo humbje!!!

Ju falenderoj shume te gjithe juve qe me keni perkrahur dhe vazhdoni te më perkrahni gjithmone, ju falenderoj se besuat dhe vazhdoni te besoni ne mua, per keto do mbetem gjithe jeten falenderues!!!

Atyre qe u zhgenjyen dhe u deshpruan nga une nuk dua t’ju kerkoj falje po dua tj’u them diçka: Nëse JU të nderuar, do të arritni ndonjëhere deri këtu ku arrita unë me punë, ndjers dhe vullnet atëhere jeni te sigurt se unë do jem Fansi i juaj me i flakt, sepse vetem une e di dhe e kuptoj se sa e veshtir ishta rruga ime drejt Titullit te botes ne boksin profesionist”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here