Hava Tahiri: Njerëzit e Kosovës iu bënë ballë të gjitha sfidave

0

Prezantuesja e televizionit “Era”, Hava Tahiri, ndonëse e lindur në qytetin e Shkupit, nuk e harron asnjëherë Kosovën. Kurdo që gjen kohë të lirë ajo vjen në qytetin e saj të origjinës, në Gjilan. Thotë se njerëzit e Kosovës janë të guximshëm dhe se u kanë bërë ballë të gjitha sfidave.

Tahiri ka folur edhe për Maqedoninë. Ka treguar që i pëlqen si vend, porse jo edhe për faktin e diskriminimit që u bëhet shqiptarëve.

Në një intervistë ajo ka treguar për përvojën si prezantuese, për jetën jashtë ekranit, planet në të ardhmen.

Kush është Hava Tahiri jashtë ekranit televiziv?                                                                                           Para ekranit televiziv Havën e njohin si prezantuese lajmesh, ndërsa  jashtë ekranit televiziv jam studente pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku studioj Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Nuk kam shumë kohë të lirë sikurse çdo student tjetër në moshën time, kohën më të madhe e kaloj në objekt të televizionit, ndërsa ndaj shumë pak kohë për të frekuentuar lokalet e ndryshme, apo për vizita familjare.

Jeni duke studiuar Gjuhën dhe Letërsinë, ndërkaq merreni me Gazetari, pse?
Unë nuk jam gazetare, por vetëm prezantuese lajmesh . Televizioni “Era” më ofroi një mundësi të tillë , përderisa unë isha në shkollë të mesme, por ëndrrën time që të studioj Gjuhë  dhe Letërsi Shqipe, nuk munda ta shuaj, prandaj vendosa ta përcjell atë, dhe për këtë arsye u regjistrova pikërisht në këtë drejtim.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?                                               Ne të gjithë e dimë që leximi është pasuri në vete, dhe sa më shumë të lexojmë aq më shumë e pasurojmë bagazhin tonë të dijes. Mundohem që pavarësisht kohës së ngarkuar që e kam të shfletoj materiale të nevojshme gjatë studimit, ndërsa rrallëherë lexoj edhe libra, në të shumtën e rasteve  psikologjik. Libri të cilin e kam lëxuar herën e fundit  është ‘’Poslednata prolet vo Paris‘’.

Çfarë nuk iu pëlqen në Maqedoni dhe për çfarë e doni Maqedoninë?                                                    Maqedonia më pëlqen, sepse është vendi ku jetoj, kam familjen, rrethin shoqëror. Pastaj është vend i bukur s’mund ta mohoj. Por sikurse monedha edhe kjo ka dy anë, madje kjo ana tjetër është e errët, diskriminimi që ushtrohet ndaj nacionalitetit shqiptar. Thënë shkurt nuk më pëlqen politika që zhvillohet këtu në Maqedoni.

Cili është raporti juaj me Kosovën?                                                                                                                      Unë kam lindur në Maqedoni, por me origjinë jam nga Kosova, nga Gjilani. Më pëlqen Kosova, kurdo që kam sado pak kohë të lirë jam atje, verës zakonisht jam atje. Nuk më pëlqejnë ngjarjet e fundit në Kosovë këtë e them me shumë keqardhje. ‘’Trepca’’, ’’Jabllanoviqi’’ janë dy tema të cilat duhet zgjidhur sa me parë. Vet fakti që jam kosovare më pëlqen ta shpreh në publik ,‘’ Kosova ka qenë dhe do të mbetet një ndër vendet me popull të guximshëm, që u ka bërë  ballë të gjitha sfidave që ia ka servuar jeta ‘’.

Si është një burrë ideal në mendjen Havës?                                                                                                    Çdo femër natyrisht ka preferencat dhe shijet e veta . Unë një mashkull nuk do ta vlerësoja në bazë të dukjes, apo pasurisë, apo thjesht autoritetit të tij në shoqëri, për mua gjithçka që nevojitet është sinqeriteti, besnikëria, dhe morali i tij.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?                                                                                                               Pasiqë jam edhe në fillim të studimeve , synim primar e kam vendosur fakultetin, dhe momentalisht dëshirën e vetme që kam është që të arrijë me kohë dhe sukses t’i përfundoj studimet . E sa iu përket planeve për një të ardhme më të largët, të them sinqerisht , nuk kam menduar , sepse zakonisht kur bëj plane afatgjate , asnjëherë nuk dalin sikur janë planifikuar .

A më vështirë te jesh intervistuese apo e intervistuar?
Mendoj që më vështirë është të jesh i intervistuar, pasiqë thuhet që “nuk ka pyetje të gabuar, ka përgjigje të gabuar” , prandaj , po të kisha unë rolin e intervistuesit , mendoj që do ta kisha më lehtë të bëj pyetje, se sa në rastin konkret të përgjigjem.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here