Hashim Thaqi:“Tërheqja e nënshkrimit është çështja më qesharake, e më jopolitike që mund të ndodh”

0

I ftuar në emisonin “Ora e Fundit” në intervistën “Ballë për Ballë”, ishte zëvëndëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi.

Thaçi ka folur për ngjarjen e ditës së sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Thaçi e dënoi rëndë veprimin e sotëm të opozitës.

“Reagimi i deputetëve të opozitës, ka qenë i papranushëm, jo i duhur dhe i shëmtuar për Kosovën”.

“Vetë ata që kërkojnë gjëra të tiklla raportime, e bllokojnë punën e Kuvendit”.

“Pengesa për të prezantuar, apo raportuar për marrëveshjet, kanë qenë pengesa të pajustifikushme dhe të dëmshme për opinionin publik kosovar”.

“Por edhe një pamje e keqe e Kosovës përballë ndërkombëtarëve”.

“Opozita siç ka kërkuar transparencë, është dashur të dëgjojnë argumentet për çfarë kanë kërkuar”.

“Vezët ata i kanë përdorur sepse nuk kanë argument”.

“Ne sot tri herë kemi shkuar në Kuvend, e opozita tri herë e ka bllokuar transparencën e informimin e publikut”.

Thaçi është shprehur se Kosovës nuk i është marrë asnjë pjesë e territorit të saj.

“Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, askush nuk mund të kontestojë kufinjët e Kosovës”.

“Nuk i është dhënë askujt asnjë metër katror e Republikës së Kosovs”.

Zëvëndëskryeministri u bënë thirrje opozitës që të kuptojnë me të vërtetë realitetin e Kosovës.

“Opozita nuk kanë argument që të ballafaqohen me mazhorancën”.

“Unë ritheksojë se në vend të atakimeve të motivuara politikisht, ata duhet të ulen dhe të analizojnë marrëveshjet e jo të flasin, duke mos ditur realitetin në Kosovë”.

 Thaçi shprehet që opozita duhet që të mësohet të komunikojë.

“Duhet të krijohet një kulturë e komunikimit dhe jo e kundërshtimit”.

Ai gjithashtu tha që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka arsye të ketë zgjedhej të parakohshme para vitit 2018”.

“Çështja e Presidentit është çështje tjetër, ne duhet të plotësojmë marrëveshjet e arritura me partnerin e koalicionit”.

Kurse për kërkesën e opozitës për tërheqjen e nënshkrimit ai e shikon si qesharake.

“Tërheqja e nënshkrimit është çështja më qesharake, e më jopolitike që mund të ndodh”.

Ai është shprehur se opozita është e pashpresë.

“Opozita është e pashpresë, e shohin vetëm zi, terrë dhe joprogres”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here