Hashim Thaqi e quan presidenten Jahjaga “pa adresë dhe legjitimitet qytetarë”

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se nuk do të votonte Atifete Jahjagën për Presidente pse ajo nuk ka legjitimitet qytetarë.

Këto komente Thaçi i bëri i pyetur, nëse do të votonte Jahjagën, nëse kjo e fundit do të ishte kandidate.

Sipas Thaçit gjithçka do të shkoj sipas marrëveshjes së arritur në mes të PDK-së dhe LDK-së, marrëveshje që Thaçin e bën President vitin e ardhshëm.

“Unë do të respektoj marrëveshjen që e kemi si partnerë të koalicionit dhe koalicioni është i vendosur që ta respektoj deri në fund këtë marrëveshje, prandaj nuk mund të vjen në shprehje votimi i ndonjë kandidati pa adresë dhe legjitimitet qytetarë”, tha Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here