Hashim Thaçi:Dialogu Kosovë-Serbi, shembull botëror i zgjidhjes së problemeve

0

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, dy vjetë pas fillimit të dialogut Kosovë-Serbi e ka përcjellë një mesazh tek qytetarët e Kosovës.
“Dy vite më parë e nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit me të cilën siguruam zhbërjen e strukturave ilegale paralele të Serbisë dhe europianizimin e Ballkanit”, është shprehur ai. “Përkundër ngecjeve, suksesi i pamohueshëm i marrëveshjes ka sjellur përfitime afatgjate për tërë Kosovën e rajonin dhe është bërë shembull botëror i zgjidhjes së problemeve me dialog”, ka shtuar ai. “Në këtë përvjetor dëshiroj ta përkujtoj Enver Zymberin, i cili e dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, por prej të cilit edhe lindi procesi që shtriu pushtetin e Kosovës gjithandej vendit dhe afroi Kosovën në prag të BE-së”, ka përmbyllur Hashim Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here