Hashim Thaçi (nuk)u sulmua me ngjyrë nga aktivistët e Vetëvendosjes

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi sot është sulmuar me ngjyrë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë të ditur burime të portalit parrotlla.net.

Burime të tjera kanw thënë se zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, nuk është sulmuar me ngjyrë nga aktivistët e Vetëvendosjes.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme “ka konfirmuar për Klan Kosovën, se kryediplomati Thaçi, gjatë gjithë ditës ka qenë në zyrë dhe nuk është sulmuar nga askush.”

Sipas këtij zyrtari nuk është sulmuar as vetura e tij.

“Pa rrotlla” megjithatë ka thënë se përkundër mohimeve të sulmit që janë publikuar në media të tjera, sulmi ka ndodhur.

“Portali parrotlla.net,  ka kontaktuar me një burim shumë të afërt me Thaçin i cili edhe një herë e ka konfirmuar se sulmi i sotëm me ngjyrë ndaj tij,  është 100 përqind i sigurtë.” ka tërhequr vërejtjen parrotlla.net.

Nga Vetëvendosje nuk ka dalë ndonjë qëndrim rreth këtij rasti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here