Hashim Thaçi në Paris për t’u koordinuar rreth Kosovës në UNESCO

0

Kryediplomati kosovar Hashim Thaçi ka bërë me dije sot se ka mbërritur në Paris me qëllim që të koodinohet me delegatët e shteteve anëtare të UNESCO-së në mënyrë që Kosovës t’i hapet rruga për pranim në këtë mekanizëm të rëndësishëm ndërkombëtar.

“Erdha në Paris për t’u takuar dhe koordinuar me delegatët e shumicës së shteteve në UNESCO”, ka njoftuar ai në llogarinë e tij në Facebook.

“ Lobimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO mbetet prioritet për diplomacinë kosovare. HTH”, ka theksuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm kosovar Hashim Thaçi.

hasha2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here