Hashim Thaçi në Çanakkale

0

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka bërë me dije sot se është nisur për në Turqi në ceremonitë memoriale për Fushatën e Çanakkale, apo Gallipolit sic njihet në botën perëndimore. Sipas njoftimit të tij në këtë ngjarje do të jenë prezent edhe liderët e vendeve që kanë luftuar, nga Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar e Kryeministri i Australisë Tony Abbot e deri tek Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan.
“Kam obligim të përkulem para varrezave memoriale, se mijëra e mijëra shqiptarë edhe nga Kosova kanë derdhur shumë gjak në këto fushëbetejat e fundit të përgjakshme të Perandorisë Otomane. Me pikëllim do t’u përkulem eshtrave të tyre. Me pikëllim dhe zemër të thyer do ta kujtoj shekullin e kaluar të errët kur aq shumë prej neve u vranë në luftëra anembanë botës por ne mbetem në robëri”, ka theksuar zv.kryeministri Thaçi.
“Zoti i bekoftë ata që dhanë jetë aq larg nënave dhe fëmijëve të tyre. Zoti e bekoftë Kosovën”, është shprehur Thaçi në llogarinë e tij në Facebook ku ka publikuar edhe fotografi nga lufta e shqiptarëve që luftonin në Çanakkale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here