Hashim Thaçi: “Lidhja e Pejës tregon se shqiptarët gjithmonë kanë pasur patriotë”

0

Lideri i PDK-së, njëherësh zëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka kujtuar Lidhjen e Pejës.

“23 janari na kujton Lidhjen e Pejës, e cila është njëra prej etapave më të rëndësishme të historisë së Kosovës, që tregon se trevat tona gjithmonë kanë pasur patriotë dhe se pavarësia e demokracia që gëzojmë sot është fryt i luftës për liri të shumë gjeneratave. Lidhja e Pejës e formuar në 1899 në modelin e asaj të Prizrenit, me në krye Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme, që të forconte unitetin kombëtar shpalli edhe Besën për një vit. Ky akt fisnik i Besëlidhjes na mëson se shqiptarët që janë patriotë të vërtetë dhe të sinqertë janë të aftë dhe të gatshëm që të kapërcejnë interesat dhe inatet personale kur është në pyetje interesi i atdheut. HTH”, ka shkruar ai.

peja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here