Hashim Thaçi ka darkuar me Petritsch, Rohan, Busek…

0

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, pas vizitave zyrtare në Kroaci dhe Slloveni, së bashku me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka patur një darkë “me miqtë e dëshmuar të Kosovës në Austri”, Wolfgang Petritsch, Albert Rohan, Paul Lendvai, Othmar Karas, Erhard Busek dhe Winkler. “I falënderova ata për mbështetjen e çmuar që Austria i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës nga vitet e nëntëdhjeta e deri më sot”, ka njoftuar zv.kryeministri i parë Hashim Thaçi. “Austria mbetet partner i fuqishëm i Kosovës në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, është shprehur ai. “Austria e mbështetë Kosovën në procesin e aplikimit dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë”, ka theksuar kryediplomati i Kosovës.

tyhdrg

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here