Hashim Thaçi e Edi Rama do të shpallen “qytetar nderi” të Ulqinit

0

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije sot se e ka marr lajmin nga Ulqini se do të shpallet “qytetar nderi” i këtij qyteti së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Ai ka thënë se ndihet i nderuar tej mase për këta.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Thaçit në Facebook:

“Jam nderuar tej mase me lajmin që morra nga Ulqini se do të shpallem Qytetar Nderi së bashku me Edi Rama, në një ceremoni që do t’i bën bashkë shqiptarët e Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë por edhe liderët institucional të këtyre shteteve dhe korin diplomatik. Të gjithë do të jemi në Ulqin që ta përkujtojmë historinë unike të këtij qyteti të bukur mesdhetar, rolin e tij dhe potencialin si shtyllë e bashkëpunimit fqinjësor midis shteteve tona.
Një ndër vizitat e mija të para në qeverisjen e re ishte mu në Ulqin dhe kam emocione që do të kthehem aq shpejt në qytetin me kalanë e lashtë dhe historinë edhe më të lashtë. Faleminderit Ulqin! Faleminderit Mali i Zi! HTH”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here