Hashim Thaçi dhe Shpend Ahmeti…në “Down Town”, “pritje” për Ian Cliff

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se një ditë më parë ka organizuar një pritje për Ambasadorin e Britanisë së Madhe Ian Cliff i cili po e lëshon Kosovën pas katër vitesh shërbimi. “U mblodhën miqtë kosovarë dhe të huaj të Ambasadorit. Ambasadori Cliff ndihmoi shumë vendin tonë, nga puna e shkëlqyer në renovim të shtëpive otomane në Nënkalanë e Prizrenit e deri tek projektet e diplomacise publike me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka shkruar Thaçi në “Facebook” duke i dëshiruar suksese në postin e tij të ri në Zagreb ambasadorit Cliff dhe duke e falënderuar për miqësinë që ka treguar ndaj vendit dhe popullit tonë. Në pritjen e organizuar nga kryediplomati Thaçi në lokalin “Down Town” janë parë edhe presidentja Atifete Jahjaga, ministra, e diplomatë të huaj. Ndër ata që i është përgjigjur ftesës së Thaçit ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që vije nga Lëvizja VETVENDOSJE, subjekt me një qëndrim ekstrem armiqësor ndaj PDK-së dhe vet Thaçit. Komentuesë të rrjetit social “Facebook” te fotografia ku Thaçi shihet duke komunikuar me Ahmetin e kanë “përkthyer” këtë si afrim politik mes tyre. “Pritne Shpendin mbas një muaji në PDK(duke njohur aftësit komunikuese, bindëse të z.Hashim Thaçi”, ka komentuar njëri nga ata. “Njeriu i drejtë gjithmonë gjen njeriun e drejtë takohen rrugës,,,ztr HTH-i është shumë njeri i drejtë, prandaj e Respektojn te gjithë dhe i afrohen,,, Ne kemi kete pershtypje, njohuri,, Bindje,, Nga nje numër shumë i madhë njerëz qe nuk i takojn asnje PARTIE ne kosovë dhe me gjerë. Ne Mbështetje te fuqishme te PDK-e, QEVERIS,,,, dhe ztr HTH-it”, ka shkruar një tjetër.

thaci

thaci2

thaci1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here