Hashim Thaçi bënë thirrje të votohet specialja

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet t’i votojnë ndryshimet që qojnë në votimin e Gjykatës Speciale me qëllim që të rrëzohen pretendimet e Dik Martit, ka thënë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministër i Jashtëm i Qeverisë së Kosovës. “Ne për të dëshmuar se nuk kemi çka fshehim, se kemi bërë luftë të pastërt duhet ta themelojmë këtë gjykatë”, ka thënë zëvendëskryemninistri Thaçi. “Këtë duhet ta bëjmë edhe për të ruajtur koalicionin me partnerët tanë strategjik”, ka shtuar ai.

“Nevoja jonë është të pastrohemi nga ky etikietim i padrejtë që na është bërë. Kosova duhet të lirohet nga kjo legjendë e krijuar padrejtësisht, fëmijët tanë duhet të krijohen me luftën e UÇK-së dhe pastrimi nga akuzat e padrejta që na janë bërë e mundëson këtë” ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here