Hasan Ahmeti nga Gremja e Ferizajt – Njeriu i tri luftërave

0

Pa asnjë moshatar në rrethin e tij, plaku Hasan Ahmeti po e mund pleqërinë çdo ditë e më shumë me vullnetin që e ka karakterizuar gjithmonë. Ky plak 100-vjeçar tregon se si mbijetoi tri luftëra, shumë raste të qëndrimit në mal e ushqimin në tri vakte vetëm me bukë misri. Atij thuajse asgjë nuk i mbetet merak veç zvogëlimit të familjeve kosovare çdo ditë e më shumë.

Ka mbi supe rrumbullak 100 vjet, por vullneti për jetë e ndihmon të jetë akoma vital për nevojat jetësore. Ecjen e ka të ngadaltë, mirëpo mendja edhe më tutje i punon shpejt e këtë dhunti thotë se e fitoi me sefa e harmoni kudo që shkoi.
Plaku 100-vjeçar Hasan Ahmeti nga Gremja e Ferizajt rrëfen për gazetën “Kosova Sot” se sfidat nuk këpusin jetën e askujt. Mënyra e jetesës, ushqimi natyral dhe zemra e shëndoshë thotë se ia mundësuan një shekull jetë.
Rrëfimet nga jeta janë gjithmonë interesante e në veçanti, kur bëhet fjalë për dikë që ka mbi supe hiq më pak se 100 vjet.
Pa asnjë moshatar në rrethin e tij, plaku Hasan Ahmeti po e mund pleqërinë çdo ditë e më shumë, me vullnetin që e ka karakterizuar gjithmonë.
Ky plak 100-vjeçar tregon se si mbijetoi tri luftëra, shumë raste të qëndrimit në mal e ushqimin në tri vakte vetëm me bukë misri. Atij thuajse asgjë nuk i mbetet merak, veç zvogëlimit të familjeve kosovare çdo ditë e më shumë. Në kushte të vështira tregon se i rriti 9 fëmijë e sot nuk e kupton pse ka kaq diskutime për rritje e zgjerim të familjeve.
Hasani është ndër banorët më të vjetër të kësaj ane. Ai në bazë të dokumentacionit që ka, tashmë ka mbushur 100 vjet e një muaj, por nuk e mohon mundësinë që të jetë i shkruar pak vjet më herët apo më vonë. Me dëshirë e tregon letërnjoftimin, ku shkruan se është i lindur më 26 nëntor të vitit 1915.
E ka lodhur paksa pesha e viteve, por ka një rrëfim interesant për sekretin e jetëgjatësisë ky plak 100-vjeçar. Thotë gjithmonë u ushqye me produkte natyrale, prandaj sot nuk përdor asgjë nga barnat dhe lirshëm ecën e shëtit në ditët me diell të këtij funddhjetori. Edhe mjekun rrallë e viziton, kur i bie ndonjë grip, kurse infuzionin më të mirë e cilëson dashurinë e lumturinë familjare. E ka të vështirë të mbajë mend fëmijërinë e rininë e tij, por saktë e di se mbijetoi tri luftëra, qëndrimin në mal në mot shumë të ftohtë dhe mbijetesën mbi bazën e një vullneti të fortë.
“Kam pasur gjithmonë një jetë të rehatshme, edhe pse jemi lodh shumë duke punuar. Na ka mbajtur buka e kallamojt e qumështi i dhive, të cilat i kam ruajtur me shumë dëshirë në stanet e kësaj ane. Është e çuditshme qysh s’kemi pasur as rroba as shtrojë e mbulojë, por jemi gjallë ende. Unë edhe në mal e kam përjetuar që të ajën këmbët deri në pëlcitje, por prapë kam mbijetuar se në zemër e kam pasur thellë të ngulitur dashurinë për jetën”, tregon me pushime të shkurtra jetën e tij ky 100-vjeçar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here