Haradinajt po i soset durimi:”Edhe në Kosovë bëhet lojë e ndytë”

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po vazhdon të mbahet në Lubjanë ka thënë para pak çastesh se është në pritje të kthimit të pasaportës nga autoritetet sllovene.

“Po pres derisa t’i pastrojnë këto budallakitë e tyre”, ka thënë ai për Klan Kosova.
Ai thotë se ndjehet i fyer dhe se është tepruar me këtë, që ai e quajti lojë të ndytë të shtetit slloven.
“Është e pakuptimtë sjellja e autoriteteve sllovene, për shkak se po bëjnë veprime në bazë të një flet-arresti të ish shtetit të Serbisë dhe Cerna Gorës”, ka thënë ai, derisa nuk e ka komentuar rezolutën e sotme të Kuvendit të Kosovës për Notë Protestë ndaj Sllovenisë.
“Edhe në Kosovë bëhet lojë e ndytë. Kjo është një dyfytyrësi edhe e bashkësisë ndërkombëtare, kjo është e papranueshme”, ka thënë tutje ai, derisa ka shtuar se është në fund të durimit.
Sipas tij, i ka ardhur fundit durimit të tij personal dhe talljes që tjerët bëjnë ndaj tij dhe popullit shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here