Haradinaj: Veriu i Kosovës po aq i paprekshëm sa secila pjesë e vendit

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka mbajtur sot kuvendet zgjedhore në degët e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Në Kuvendin për Mitrovicën e Veriut të mbajtur në Suhodoll, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca do të punojë me përkushtim edhe më të madh për integrimin e veriut në kuadër të institucioneve dhe të vendit.

“Veriu i Kosovës është po aq i paprekshëm sa edhe secila pjesë tjetër e vendit, dhe institucionet tona duhet të kenë përgjegjësi të shtuar për veriun”, ka thënë Haradinaj.
Kryetar i degës për Mitrovicën e Veriut, është rizgjedhur Gëzim Alushi.

Kryetari i degës së AAK-së në Mitrovicën e Jugut, ndërkaq është zgjedhur Esat Peci, magjistër i shkencave të gjeologjisë.

Lideri Ramush Haradinaj, në jug të Mitrovicës ka thënë se “gjendja e rëndë ekonomike, korrupsioni, moszbatimi i ligjit dhe shumë arsye të tjera janë tregues i gjendjes së rëndë në Kosovë, si dhe tregues i qartë për nevojën e ndryshimit të qeverisjes në vend”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here