Haradinaj: Ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-në

0

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri, ky është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me kushtetutën.

“Krijimi i Ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm dhe është në përputhje me Kushtetutën tonë, më të avancuarën në botë. Një Kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë. Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shpreh mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, ka theksuar kryeministri.

Sipas Haradinaj, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet bazike për të qenë ushtri dhe ka shtuar se ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here