Haradinaj uron Engelin për zgjedhjen në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan

0

Duke filluar nga data 3 janar, pushteti legjislativ është i ndarë në Washington. Në Senat kanë shumicën Republikanët, kurse në Dhomën e Përfaqësuesve Demokratët rifituan shumicën.

Si rrallë ndonjëherë, një kongresiste. Nancy Pelosi është rikthyer dje në pozitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, të cilin e mbante edhe tetë vjet më parë.

Dje, Eliot Engel, miku më i madh i shqiptarëve në Kongresin Amerikan është zgjedhur kryetar i Komitetit të fuqishëm të Marrëdhënieve me Jashtë.

Kongresistja Nancy Pelosi ka histori me shqiptarët. Ajo ishte një nga anëtarët e Kongresit që udhëtoi për të takuar refugjatët e Kosovës, gjatë luftës në 1999 dhe që mbështeti fuqimisht ndërhyrjen e SHBA-së dhe NATO-s, me fjalime e vota në Kongres.

Një tjetër, kongresist, Jerry Nadler u bë Kryetar i Komitetit të Drejtësisë, në Dhomën e Përfaqësuesve. Nadler ka qenë nga mbështetësit e hershëm të shqiptarëve në vitet 1990, pjesëmarrës i sa e sa takimeve, e tubimeve me fjalime të forta për Kosovën e kundër Millosheviçit.

Kongresistja Nita Lowey, një tjetër anëtare e vjetër e Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan bëhet kryetare e super Komitetit të fuqishëm të Ndarjes së fondeve të buxhetit.
Për shumë dekada me radhë, shqiptarët e Amerikës kanë bërë miq në të dy krahët e politikës amerikane dhe janë krenarë për këtë.

Në krye të Senatit pritet të jetë përsëri Mitch McConnel, një Senator i fuqishëm me të cilin shqiptarët kanë bashkëpunuar për vite me radhë, sidomos nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan. Senatori më i fuqishëm demokrat Chuck Schumer është gjithashtu i njohur me komunitetin.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka përshëndetur zgjedhjen e Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

“Zgjedhja e Kongresistit dhe mikut tonë të madh, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Engel për dekada, deri në përmasa heroike, u angazhua për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve.

Për popullin e Kosovës emri i Engel është ikonë e miqësisë së përjetshme me ShBA-në dhe zgjedhja e tij, në kohën kur Kosova është në fazën e përmbylljes së konsolidimit ndërkombëtar, është krah i fuqishëm për ne. Urime mik!”, ka shkruar Haradinaj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here